Google ADS

Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III

07:09 | 29 Mars 2024
K.B

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç.

Pas nënshkrimit, palët do të mbajnë konferencë për media.

Kurse, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të mbajë konferencën përfundimtare të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II për Malin e Zi-Kosovë 2014-2020. Do të marrin pjesë ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme