Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri

14:37 | 8 Korrik 2024
L G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla kanë nënshkruar në Qafë Morinë të Gjakovës marrëveshjen e kontrollit të përbashkët të kufitar.

Nënshkrimi i protokollit për zbatimin e kontrollit të përbashkët u bë në prani të organeve policore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Me këtë rast dy ministrat thanë se pas këtij akti zyrtar ndërshtetëror do të krijohen rrethana lehtësuese për banorët e të dy anëve të kufirit, e në veçanti të zonave përreth të pikave kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush./rtk

Të ngjashme