Nënshkruhet memorandumi 368 mijë eurosh në mes ministrisë së Mjedisit dhe komunës së Mitrovicës

12:48 | 30 Prill 2024
E.K

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum me Komunë e Mitrovicës në vlerë 368 mijë euro.

Aliu tha se financimi do të bëhet për projektin e rrugës “Çlirimi”, “Luj Braj”, “Norbert Jokli” dhe “Boro Stankoviq”.

“Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞̈𝐬 së Veriut, të cilën komunë po e financojmë me 𝟑𝟔𝟖,𝟎𝟎𝟎.𝟎𝟎€.
Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e tërësishëm të projektit infrastrukturorë:Projekti i Rrugës “Çlirimi”, “Luj Braj”, “Norbert Jokli” dhe “Boro Stankoviq”, shkroi Aliu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme