Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Caritas-it Zviceran për Kosovë, Vera Haag Arbenz, me të cilën ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Skenderaj.
Me këtë rast Kryetari Jashari u shpreh falënderues ndaj Caritas-it Zviceran për përkrahjen që po i japin zhvillimit të bujqësisë në komunën e Skenderajt, duke vlerësuar se investimi në bujqësi është baza e zhvillimit ekonomik të komunës sonë.
Kryetari Jashari tutje ka thënë se si Komunë kanë investuar si asnjëherë me parë në bujqësi dhe për çdo vit kanë rritur buxhetin për grante, duke shtuar se vetëm gjatë vitit 2019 kanë investuar mbi 150 mijë euro në bujqësi.
“Me këtë Memorandum të Bashkëpunimit do të përkrahen rreth 25 fermerë, ku shuma totale e granteve do të arrijë në 57000 euro”, ka deklaruar Kryetari Jashari.
Nga ana tjetër përfaqësuesja e CARITAS-it Zviceran, Vera Haag Arbenz, ka deklaruar se e mirëpresin nënshkrimin e memorandumit me të cilin së bashku me komunën e Skenderajt sipas saj do të përkrahen fermerët që kultivojnë frutat malore, bimët mjekësore dhe prodhimin e mjaltit.
Rreth procedurave të aplikimit dhe kritereve të përzgjedhjes, fermerët do të informohen me kohë. /arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...