Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Drejtorin e Zyrës për Kosovë të Bankës Gjermane për Zhvillim, Moritz Remé dhe Kryeshefin e Kompanisë rajonale të Ujësjellësit Prishtina, Arsim Fetahu, nënshkruan sot një marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në kuadër të Projektit “Përshtatja e Zhvillimit Urban me Kushtet Klimatike dhe Menaxhimi i Ujërave të Zeza në Prishtinë”.
Mbështetja financiare e nënshkruar sot i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro e nënshkruar në dhjetor të vitit 2022 duke e bërë vlerën totale të grantit 42 milionë euro.
Sipas njoftimit thuhet se qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i infrastrukturës së ujërave të zeza me synim garantimin e cilësisë së ujit dhe përmirësimin e shërbimeve publike të cilat u ofrohen qytetarëve të Kosovës.
Projekti ndër të tjera siguron se zhvillimi urban në Kosovë realizohet në përshtatshmëri me ndryshimet klimatike dhe standardet ndërkombëtare për cilësinë e ujit.
Përgjatë ceremonisë së nënshkrimit të dyja palët shprehën përkushtimin për zbatimin e projekteve aktuale si dhe thellimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...