Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot ka nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e projektit të ankandit të parë solar të vendit me kompaninë tashmë të themeluar në Kosovë “Lindja Solar” nga konsorciumi fitues i ankandit i përbërë nga “Orllati Groupe” nga Zvicra, “Holdigaz” nga Zvicra, “ZPV” nga Gjermania dhe “Jaha Solar” nga Kosova.
Gjithashtu, sot janë nënshkruar edhe marrëveshjet për dhënien me qira të tokës me Ministrinë e Ekonomisë dhe marrëveshja për blerjen e energjisë elektrike me Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.A..
Rizvanolli tha se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është një tregues i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të përmbushur objektivat e energjisë së gjelbër.
Tutje ajo shtoi se, ky ankand i suksesshëm do të jetë i pari prej shumë sosh që do të zhvillojmë në të ardhmen dhe Kosova po e dëshmon se gjithnjë e më shumë po bëhet një mjedis i favorshëm dhe i sigurt për investime në sektorin e energjisë pra për një sektor më të qëndrueshëm, të pavarur dhe më të përballueshëm për qytetarët.
Ndërsa nga ana e tij, kryeshefi financiar i “Group Orllati”, Destan Orllati tha se ky projekt i cili do të shtrihet në rreth 117 hektarë është pjesë e ambicies së fortë të vendit për të zhvilluar prodhimin vendor të energjisë së ripërtëritshme. Përparësitë e këtij projekti janë të shumta ku përveç prodhimit të energjisë së pastër do të ketë impakt në krijimin e vendeve të punës dhe do të stimulojë ekonominë rajonale
Ai falënderoi Qeverinë e Kosovës për korrektësinë, vizionin dhe vullnetin për të shtyrë para proceset, si dhe për transparencën gjatë ofertimit, pasi kështu mund të tërhiqen kompanitë për investime në Kosovë.
Këto marrëveshje për zhvillimin e projektit për ndërtimin e parkut solar fotovoltaik me kapacitet 100 MW, janë një fillim i mbarë drejt avancimit të burimeve të ripëritëritshme të energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Ku, ky projekt ambicioz synon të prodhojë energji të pastër dhe të qëndrueshme, duke kontribuar në uljen e emetimeve të karbonit, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljes së varësisë nga importi.
Në fund, Rizvanolli falënderoj të gjithë akterët të cilët kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti duke filluar nga USAID-in si partner kyç në të gjithë hapat e këtij procesi dhe në sukseset tona në sektorin e energjisë, duke vazhduar me ZRRE, KOSTT, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MPHI), Ministrinë e Bujqësisë, Komisionin Rregullativ të Prokurimit dhe Komunën e Rahovecit.
Konzorciumi “Group Orllati” nga Zvicra, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova, u shpallën fitues të ankandit më 29 mars 2024, me çmim 48.88€/MWh, gati 35% më të lirë se çmimi tavan fillestar prej 75 €/MWh. Katër kompani të këtij konzorciumi do të realizojnë një investim në vlerë prej 70 milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve prej 100 MW me energji solare.
Marrëveshjet u nënshkruan nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe përfaqësuesit e kompanive të konzorciumit fitues për zhvillimin e ankandit të parë solar me kapacitet prej 100 MW: Drejtori i “Groupe Orllati”, Avni Orllati , Drejtori i Kompanisë “Holdigaz SA”, Philippe Petitpierre, Drejtori i “Jaha Solar”, Fadil Hoxha, Drejtori i “ZPV”, Peter Zehendner, Drejtoresha e Kompanisë “Lindja Solar”, Luisa Helms, U.D Sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë, Leontia Shabani – Mullarama dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri./Arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...