Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të nën-huazimit dhe nën-grantit për projektin e Ngrohtores Solare në Prishtinë në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ngrohtores së Qytetit Termokos.
Në ceremoni fjalë rasti do të ketë nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde, Drejtori i Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë z. Sergiy Maslichenko, Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ngrohtores së Qytetit Termokos, Fisnik Osmani.
Ndryshe Qeveria e Kosovë muaj më parë ka miratuar projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...