Minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se Kosova po bëhet pjesë e programit “Evropa Digjitale” në vlerë prej 7 miliardë euro.
“Në emër të Republikës së Kosovës, nënshkrova Marrëveshjen Kornizë të këtij Programi, ndërsa nga ana e Komisionit Evropian, marrëveshja është nënshkruar nga Roberto Viola, Komisioner për Komunikim, Rrjete, Përmbajtje dhe Teknologji”, shkroi Rizvanolli.
Tutje ajo shtoi se ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha: Resurset kompjuterike me performancë të lartë, Inteligjenca artificiale (IA), Shkathtësitë e avancuara digjitale, si dhe Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti), shkruan Arbresh.info.
“Pas miratimit nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, ne do të mund të bëhemi pjesë e projekteve të digjitalizimit të BE-së. Ky program synon t’i afrojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me ekonominë e shoqërinë e BE-së, për të mbështetur digjitalizimin në përgjithësi, veçanërisht të bizneseve të vogla dhe të mesme.”, deklaroi ministrja Rizvanolli. /Arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...