Të enjten është nënshkruar kontrata 25 milionëshe për përfundimin e punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë të mbajtur për medie tha se shpresojnë që projekti të përfundojë brenda një viti.
“Sot nënshkruam kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës që e lidh Prishtinën dhe Mitrovicën, projekt ky që ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë. Mbase një ndër projektet më të stërzgjatura të pasluftës. Procesi ka filluar më dy tetor. Urojmë që shumë shpejtë të fillojnë punimet dhe të kemi përmbyllje të tij brenda një afati një vjeçar. Kemi të bëjmë me një projekt 25 milionë euro. Krahas këtij projekti jemi edhe në fazë të përmbylljes së shumë problemeve nga e kaluara”, shtoi ai.
Ndërsa, zëvendësministri, Hysen Durmishi tha se kontraktori duhet të përfundojë projektin në tërësi më 8 shkurt të 2024-tës.
“Gjatë vitit 2022 kemi vërejtur që kompania nuk po i zhvillon punimet sipas dinamikës. Në fund jemi detyruar që ta bëjmë një auditim dhe aty janë gjetur shumë parregullsi gjatë zhvillimit të punimeve dhe rekomandimi ka qenë që të shkëputet kontrata. Kërkesa jonë ka qenë që të sigurohemi që nëse kjo çështje shkon në arbritrazh, që shteti ynë të mos dëmtohet nga një gjë e tillë. Sot jemi në ditën kur e kemi nënshkruar kontratën dhe jemi kujdesur që plani dinamik të jetë i shkurt. Sot një vit kontraktori e ka për detyrë që të dorëzojë projektin të kompletuar”, shtoi ai./Arbresh.info/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...