Nënshkruhet marrëveshja për ofrimin e bursave për studime në universitetet e BE-së, përfitojnë 42 mijë studentëve të UP-së

10:19 | 15 Shtator 2020
Arbresh.info

Rektori i UP-së, Marjan Dema, dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë nënshkruar marrëveshje për zbatimin e programit për ofrimin e bursave për studime në universitetet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Më këtë raste Rektori në shkuarje Marjan Demaj tha se s’do të mund të përfundonte më kirë mandatin e tij se sa më një marrëveshje të tillë, raporton Arbresh.info.

Ai tha se kjo marrëveshje do ti ndihmoj studentet për të hulumtuar.

” Unë kam ma pak se një muaj si Rektor dhe për mua përfundomini këtij mandati më një nënshkrim të kësaj marrëveshje ka domethënie të madhe. Kjo Ministri i ka kushtuar rendësi 42 mijë studentëve të UP-së. Investimi në Universitet dhe më anë të kësaj marrëveshje do të përfitojnë shumë studentë. Kjo do ti ndihmoj të hulumtojnë në tri fusha, Arkitekturë , Antropologji dhe Arkeologji. Në këto fusha do të hulumtohet puna e studimit dhe do të ketë bënifite tjera”, ka deklaruar ai.

E, Ministrja Vlora Dumoshi tha se Ministria qe ajo udhëheq është e përkushtuar t’ju ndihmoj studenteve në këto fusha, shkruan Arbresh.info.

” Është jashtëzakonisht nder të jem sot këtu. Kjo është marrëveshje e tret më ju. Në këtë muaj fillon edhe muaj i trashëgimisë. Kjo marrëveshje është domethënëse për gjeneratat. Ne jemi të gatshëm që studentet që do të përzgjidhen të studiojnë në vendet e BE-së. Në kemi nevojë për ngritjen e kapaciteteve njerëzore. Ftoj studentet ti shohin këto fusha si domethënëse se zbulohet trashëgimia e Kosovës”./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme