Google ADS

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e rrugëve që lidhë disa fshatra mes Kosovës dhe Shqipërisë

11:53 | 29 Shtator 2023
E.K

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se disa fshatra të thella në brezin kufitar në mes të Kosovës e Shqipërisë, do të lidhen me njëra tjetrën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Durmishi ka bërë të ditur se sot kanë nënshkruar protokollin për zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitarë që ndërlidhin fshatrat ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell Arbresh.info

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje përveç se do të ndërlidhemi më afër me njëri tjetrin ekonomikisht, bashkarisht do të kontribuojmë në vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë”, ka shkruar Durmishi.

“Zona e përbashkët në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e cila do të mbulohet me këtë program zhvillimi, është e përbërë nga Bashkia e Hasit dhe Kukësit në Republikën e Shqipërisë, si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Republikën e Kosovës.
Zonat e bashkëpunimit, siç përcaktohen në raportin mbi shqyrtimin dhe vlerësimin e gjendjes së rrugëve të fshatrave ndërkufitarë që lidhin zonat kufitare Kosovë – Shqipëri, janë fshatrat: Zapod  – Kërstec , Pogaj – Gorozhup dhe Dobrunë – Blinishtë “./Arbresh.info


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme