Nënshkruhet marrëveshja për implementimin e Programit Nacional për Rininë në Ferizaj

18:05 | 19 Nëntor 2018
Arbresh.info

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit .e kësaj komune.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik dhe sportit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti falënderoi kryetarin Aliu për gatishmërinë për bashkëpunim.

“Kjo është një epokë e re e bashkëpunimit me komuna, në këtë rast me komunën e Ferizajt. Ky bashkëpunim është i rëndësishëm sepse Programin Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë”.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu e vlerësoi lartë Programin Nacional për Rininë dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunuar në implementimin e tij.

“Ferizaji është qyteti i rinisë dhe Programi Nacional për Rininë do t’i kontribuojë kësaj rinie. Ky program do të gjejë mbështetje në komunën tonë pasi që edhe programi im qeverisës është i mbështetur në familje dhe rininë”, tha ai.

Të dy nënshkruesit e kësaj marrëveshje u shprehën optimist për rezultatet konkrete pozitive pas implementimit të Programit Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministrit i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, zv. Azem Guri si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilmi Reçica

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme