Ambasadori Greg Delawie ka thënë se ky vit ka pasur të arritura të rëndësishme, raporton arbresh.info.
“Kosova këtë vit ka kaluar në zgjedhje të qeta, ka kaluar tek qeveria e re, kemi pasur integrimin e gjykatave, raportin e bankës botërore, dhe nesër e kemi marrëveshjen për termocentralin e ri. Këto të gjitha janë mbresëlënëse por ka punë për tu bërë që të siguroheni se Kosova po ecë në rrugën drejti integrimeve euroatlantike”, tha ai.
Sipas tij ceremonia e sotshme tregon se çfarë do të bëhet edhe në 2018.
“Kjo marrëveshje do të përdoret për avancimin e ligjit, investimeve, si dhe fuqizimin e të rinjve. Partneriteti për zhvillim ndërmjet SHBA dhe Kosovës është i fuqishëm sepse reflekton dy dekada pune për zhvillim të mëtutjeshëm”, tha ai./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë