Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në transportin publik

12:08 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se është nënshkruar një marrëveshje mes Prishtinës, Shkupit, Sarajevës, Podgoricës dhe Tiranës për transport publik të qëndrueshëm.

“Dje në Berlin, Prishtina, Shkupi, Sarajeva, Podgorica dhe Tirana nënshkruajtem marrëveshjen për bashkëpunim në transport publik të qëndrueshëm”, ka thënë Ahmeti në Facebook.

Marrëveshja është mbështetur nga GIZ dhe qeveria gjermane që për qëllim ka shkëmbimin e përvojave të përbashkëta që kanë në qendër transportin e qëndrueshëm në kryeqytetet e Evropës Juglindore./Arbresh.info

18057125_10156088723887166_1812613010259065084_n 18157573_10156088723862166_8554283070057749833_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme