Në mëngjesin e ditës së martë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Radio Televizionit të Kosovës, Ambasadës Italiane në Kosovë dhe Institutit Italian të Kulturës së Tiranës.
Zbatimi i saj sjellë kinematografinë italiane, filma dhe seriale të prodhuara nga RAI, në vendin tonë përmes transmetuesit publik, RTK, përcjell Arbresh.info
Këtë marrëveshje, Kurti e cilësoi shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për Radio Televizionin e Kosovës dhe qytetarët e Republikës sonë.
“Sot është një ditë e veçantë, pra për RTK-në, dhe unë si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam këtu që të shpreh mbështetjen time, por njëkohësisht edhe mirënjohjen time për këtë të arritur e cila do të reflektojë në produksionet më të reja italiane të jenë të qasshme për publikun tonë”, u shpreh ai.
Njëkohësisht, kjo e arritur sipas kryeministrit riafirmon edhe një herë bashkëpunimin kulturor e strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.
Ambasadori Italian në Kosovë, Antonello De Riu po ashtu e vlerësoi lartë këtë marrëveshje duke e quajtur atë si projekt të rëndësisë strategjike, përmes së cilit publiku i Kosovës do të njihet më shumë me gjuhën dhe kulturën italiane.
“Sipas kësaj marrëveshje, dy seriale, katër filma dhe gjashtë dokumentarë të prodhuar nga Radiotelevizioni italian do të transmetohen vitin e ardhshëm në Radio Televizionin e Kosovës, RTK1 dhe RTK2, në gjuhën origjinale dhe me përkthim dhe titra në shqip dhe serbisht”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...