Google ADS

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për sigurinë ushqimore

16:40 | 28 Nëntor 2023
E.H

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje që ka të bëjë me sigurinë ushqimore dhe punësimin e lirë të veterinerëve.

“Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për mjekët veterinerë në vendet ndërkufitare, ka qenë qëllimi i takimit midis dhomave të veterinarisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në ditën e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë”, njofton Oda e Veterinerëve e Kosovës.

Ky takim u zhvillua në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve midis dhomave dhe forcimi rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve të tregut dhe Bashkimit Evropian.

Takimi po ashtu u zhvillua për rritjen e standardeve të mjekëve veterinerë, trajnimit të vazhduar dhe tregut të lire të punës midis shteteve, e gjitha kjo e përkthyer në shëndet të konsumatorit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme