Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, kanë nënshkruar marrëveshje për projektin “Shërbime Shëndetësore të Integruara” në vlerë 5.5 milionë CHF.
Ky projekt në fokus ka sëmundjet jo ngjitëse dhe ju del në ndihmë posaçërisht grupeve të cenueshme që përgjithësisht kanë status shëndetësor më të dobët, përballen me situata më të vështira ekonomike, janë në rrezik më të shtuar të përjashtimit social në krahasim me popullsinë e përgjithshme.
Ministri Vitia pasi që falenderoi ambasadorin Kolly për mbështetjen që shteti mik i Zvicrës ka treguar në vazhdimësi për shëndetësinë në Kosovë, tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur edhe për fokusin që ka kjo marrëveshje, siç janë sëmundjet jo ngjitëse dhe grupet e cenueshme.
Ndërsa Ambasadori i Zvicrës Thomas Kolly tha se “Projekti IHS është një tjetër arritje në bashkëpunimin e zgjeruar në sektorin shëndetësor ndërmjet dy vendeve. Ambasadori Kolly nënvizoi përkushtimin për të kontribuar në fuqizimin e sistemit që siguron qasje të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për popullsinë, sidomos për grupet më të cënueshme.”
Spitalet e Përgjithshme në Gjakovë dhe Pejë janë dy partnerët kryesorë të projektit që angazhohen në aktivitete specifike bashkë me disa nga Qendrat e Mjekësisë Familjare që ushtrojnë aktivitetin në disa nga komunat e këtyre dy rajoneve. /arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...