Sot, në Ministrinë e Arsimit në prani të ministrit Ramë Likaj dhe Ambasadorit të Italisë, Nicola Orlando, u organizua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në sektorin e edukimit parashkollor me OJQ-në italiane “Vullnetarët në Botë RTM”.
Marrëveshja është pjesë e Projektit PEDAKOS – Preschool Education Development Alliance for Kosovo, financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor. Projekti do të zgjasë tri vjet dhe ka një vlerë totale prej 970,000 Euro me një kontribut nga Kooperacioni Italian prej 905,333 Euro. Projekti është rezultat i bashkëpunimit mes Kooperacionit Italian, PEDAKOS, nga pala italiane, dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Institutit Pedagogjik i Kosovës, Universitetit të Prishtinës, nga pala kosovare, me kontributin e tre organizatave jofitimprurëse, OJQ-të e Childproof, Botanka dhe Shpresa dhe Jetës, shkruan Arbresh.info.
Qëllimi është të ndihmohen institucionet kosovare në zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017-21 për arsimin parashkollor (0-5 vjet), duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve arsimore të ofruara nga shkollat për parashkollorët. Nënshkrimi i Marrëveshjes do të mundësojë (1) forcimin e aftësimit profesional të stafit parashkollor; (2) ndarja e praktikave të mira dhe ndërhyrjet e rikualifikimit në 15 shkolla pilot përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të ekspertëve italianë (pedagogë, arkitektë, mësues); dhe (3) zhvillimin e partneriteteve më efikase publik-private, përfshirë ndihmën e Ministrisë së Arsimit për të rimëkëmbur Këshillin Kombëtar të Institucioneve Parashkollore.
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj foli për nismën duke konfirmuar gatishmërinë e tij edhe për bashkëpunime të radhës.
“Ne si MASH, jemi mbështetës dhe shumë optimist që ky projekt do të udhëhiqet në mënyrën më të mirë. Përfitues fillestar do të jenë gjithsej 15 institucione parashkollore, publike, private dhe ato me bazë në komunitet. Mbi bazën e raportimit të pilotimit të këtij projekti do të vazhdojmë shtrirjen edhe në institucione tjera parashkollore”, tha ai
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando theksoi rëndësinë e projektit duke konsideruar se forcimi i kapacitetit për t’i siguruar të rinjve arsimin më të mirë të mundshëm është thelbësor për të krijuar mundësi gjithnjë e më të mira për brezat e ardhshëm. “Italia ka përvojë të gjerë në sektorin pedagogjik dhe ne jemi të nderuar që jemi në gjendje të ndajmë praktikat tona të mira dhe njohuritë tona në këtë sektor me institucionet kosovare “, tha ai.
Ambasadori gjithashtu konfirmoi angazhimin e Italisë për të mbështetur rrugët arsimore nga fëmijëria e deri në specializimet pasuniversitare, sidomos në këtë fazë të vështirë të pandemisë. “Jam shumë i lumtur të shoh angazhimin e Agjencisë sonë të Bashkëpunimit për Zhvillim dhe shoqërisë sonë civile përkrah institucioneve dhe shoqërisë civile”, përfundoi Ambasadori italian.
Federica Arezzi, koordinatore e PEDAKOS për RTM theksoi se “Falë PEDAKOS, Kooperacioni Italian u ofron institucioneve dhe shkollave në Kosovë një mundësi unike të shkëmbimit me një përsosmëri italiane të njohur globalisht në sektorin e arsimit: Qasja Reggio Emilia , një arsim i njohur dhe efikas i zhvilluar në qytetin e Reggio Emilia, i cili sot frymëzon mbi 35 vende në botë”./Arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...