Google ADS

Nënshkruhet marrëveshja e tretë mes Kosovës dhe EUROPOL-it

20:31 | 10 Shkurt 2022
L G

Kosova dhe Europol-i kanë nënshkruar marrëveshjen e tretë  që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve.

Kështu ka bërë të ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se para disa ditësh kishte pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL, Catherine de Bolle, shkruan arbresh.info.

“Para disa ditësh kam pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL znj. Catherine de Bolle për gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe vendosmërinë tonë për të vepruar pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. Sot, jam njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, nga znj. De Bolle, që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri Sveçla ka shtuar se kjo marrëveshje do ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin e Kosovës me EUROPOL.

“Kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin tonë me EUROPOL, do të garantojë shtetndërtim me hapa të sigurtë e do të kontribuoj në synimet tona të përbashkëta për sundim të ligjit”, ka shkruar Sveçla./arbresh.info/

Të ngjashme