Ministria e Financave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar marrëveshjen për Projektin për Efiçiencë të Energjisë në Ndërtesat Publike në kryeqytet.
Me rastin e ceremonisë së nënshkrimit, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nga ky projekt rreth gjashtë milionësh do të izolohen 47 ndërtesa publike.
“Ky projekt vjen si vazhdim i mbështetjes që po ua ofrojmë komunave në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Sot me komunën e Prishtinës po e thellojmë mbështetjen edhe me një marrëveshje tjetër e cila ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme në këto ndërtesa që mundëson kursimin e energjisë e në të njëjtën kohë përkojnë me standardet evropiane. Do të izolohen 47 ndërtesa publike, kopshte, shkolla e qendra të kujdesit mjekësor. Marrëveshja e sotme për grante kap vlerën e një milionë eurove. Vlera totale e këtij projekti është gjashtë milionë euro”, deklaroi i pari i dikasterit të Financave.
Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Sergiy Maslichenko, tha se me realizimin e këtij projekti do të krijohen edhe më shumë vende të punës.
“Dua të urojë ministrinë dhe kryetarin e Prishtinës për këtë projekt i cili mund të jetë i vogël por shumë përfitues për qytetarët e Prishtinës. Ky projekt do të implementohet nga sektori privat dhe do të krijojë më shumë vende të punës e taksa për shtetin. Implementimi i suksesshëm i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për Kosovën”, tha ai.
Ndërkaq, i pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se me këtë projekt do të kursehet deri në 60 për qind e energjisë gjatë një viti.
“Është me rëndësi që ndërtesat kanë nevojë për tu ristauruar dhe renovuar dhe për të ngritur efiçiencën, jo vetëm në aspektin e energjisë që shpenzojmë por edhe për ambientin. Ne si kryeqytet kemi bërë analizat e materialeve tjera që janë me rrezikshmëri të lartë si ajo e azbestit dhe e dimë për çka flitet në ndërtesat e kryeqytetit dhe mendoj që ky do të ishte një projekt i ardhshëm në bashkëpunim me Ministrinë e Financave e BERZH-in. Me këtë projekt do të kemi përafërsisht 60 për qind kursime të energjisë. Pra brenda 5 vitesh ne do të kemi kthim të investimeve”, deklaroi Rama.
Gjatë ceremonisë u tha se projekti pritet të realizohet deri në vitin 2026./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...