Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe General Electric (GE) kanë nënshkruar marrëveshje për modernizimin e turbinave me avull të termocentralit “Kosova B”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka cilësuar këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme dhe tha se modernizimi në këtë termocentral ka qenë i domosdoshëm.
“Jemi këtu për ta shtruar rrugën legjislative dhe strategjike për sektorin e energjisë. Nënshkrimi i sotëm shënon një ngjarje të rëndësishme për një ndër shtyllat kryesore të energjisë në Koosvë, KEK-un”.
“Njësitë e termocentralit filluan të konstruktoheshin para më shumë se gjashtë dekadash. Që atëherë, ato na kanë ofruar stabilitet në furnizimin me energji të vendit. Madje, ato janë shfrytëzuar përtej kufijve të tyre të funksionimit. Shpeshherë edhe KEK-u na ka thënë se rrezikohen që të mos funksionojnë më. Kosova B si termocentrali më i ri e ka bartur më së shumti ketë peshë. Ceremonia e sotme është një ndër hapat më të rëndësishëm për t’ia hequr këtë barrë, ta rrisim sigurinë tonë të furnizimit dhe stabilitetit të sektorit të energjisë”.
“Rëndësia e modernizimit nuk mund të theksohet aq sa duhet. Kapaciteti i njësive do të rritet nga 14 në 17 megavat. Nuk do të ketë nevojë për riparime të shpeshta, do të nevojiten njëherë në tetë apo nëntë vite”, ka thënë Kurti./Arbresh.info
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!