Google ADS

Nënshkruhet marrëveshja bashkëpunimi në mes Doganës dhe Akademisë së Kosovës për siguri publike

17:51 | 20 Shtator 2023
E.G

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për siguri publike.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve.

“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë midis dy institucioneve përkatëse.”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Gjithashtu marrëveshja synon të përfshijë disa fusha kyçe të bashkëpunimit, si në vijim:

  • Angazhimin e personelit trajnues të Doganës në ofrimin e programeve të trajnimit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
  • Bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të Institucioneve të Sigurisë Publike përmes trajnimeve.
  • Krijimin e rrjetit të mentorëve për periudhën praktike në vend pune (Intership) të kadetëve të programit të trajnimit profesional.
  • Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në baza periodike.
  • Angazhimi i Personelit Trajnues etj

Të ngjashme