Google ADS

Nënshkruhet marrëveshja 1 milonëshe për FSK-në mes Gjermanisë dhe Kosovës

13:18 | 30 Nëntor 2021
V. S.

Gjermania dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje në mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohd, marrëveshjen e nënshkruan në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësim dhe Përmirësim, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së.

Ambasada gjermane në Kosovës njoftoi se, me qëllim të ndërtimit të Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësisë për deminim të FSK-së do të prokurohen deri në 10 kostume mbrojtëse EOB duke përfshirë trajnime me vlerë deri në 500.000 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme