Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini, kanë nënshkruar marrëveshjen për grant për mbështetje të Projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq.
Ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se kjo është marrëveshja e parë financiare për këtë vit e nënshkruar me një institucion kredibil për zhvillimin ekonomik për Kosovën siç është Banka Investive Evropiane.
“Marrëveshja është 1 milion euro, kontribut financiar pa kthim, për të cilën e falënderoj bankën investive evropiane dhe taksapagust evropian që me taksat e tyre po kontribojnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo amrrëveshje ëprkrah MI-në ëpr projektin e rrugës Kijevë –Zahaq, ku konstruksioni financiar për projekt është nënshkruar. Këtë vit presim që starton ekzekutimi i projekteve që janë si rezultat i partneritetit me Bankën e Investimeve Evropiane dhe me financues të tjerë si rasti i hekurudhave, rruga Prishtinë-Pejë, rruga Prishtinë-Mitrovicë. Jëmi në afzë të negocimit për marrëveshjet e reja me ëktë banke dhe me partnerë tjerë si projektet për trajtimin e ujrave të zeza, Gjilani, Mitroiva. Pastaj po negociojmë marrëveshje për financim në shëndetësi për pajisjet e spitaleve, qendrave klinike universitare, projekte në fushën e ambientit”, ka thënë ai.
Udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini, ka thënë se Banka për Ivestime Evropiane do ta përkrah edhe më tutje këtë projekt.
“Së bashku me ministrin Hamza dhe Lekaj nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme që dnërlidhet me zhvillimin e projektit të rrugës Kijeve-Zahaq. Ky grant prej 1 milionësh është i rëndësishëm për tri arsye. E para është donacion nga Banka e Bashkimit Evropian që ka për qëllim të siguroj që ky projekt i ndërtimit të kësaj rruge do të bëhet me standardet më të mira të BE-së, arsyeja e dytë është sepse ky është një grant i parë i marrëveshjes së kornizës së investimeve ekonomike, dhe ky projekt financohet nga vendet e caktuara të BE-së që u mundëson vendeve të ndryshme që t’i përballojnë problemet e ndryshme. Ky donacion vije mbi disa financime të tjera që ndërlidhen me këtë projekt, dhe po ashtu në kuadër të kornizës së investimeve është edhe një grant tjetër 3.2 milion, si dhe vitin e kaluar banka ka nënshkruar një kontrat 80 milionëshe që shkon në kuadër të këtij projekti. Kjo është vazhdimësi e një bashkëpunimi shumë të mirë që e ka Banka e Investimeve Evropiane me Kosovën”, është shprehur ai.
Ministri Pal Lekaj ka thënë se Ministria e Infrastrukturës do t’i kryejë në kohë projektet që i ka.
“MI do të jetë e saktë në kohë, t’i implementon projektet që kanë domethënie të madhe për qytetarët, për infrastrukturën rrugore, apo për lidhjet korridore. Fillimi i majit do të jemi me punë në teren, shpresoj që brenda 30 muajsh do të përfundoj.U jemi mirënjohës edhe si qytetarë të Kosovës por edhe si MI për këtë donacion që ndikon dukshëm në zhvillimin e njësive implementuese dhe në profesionalizëm. E falënderoj edhe minsitrin Hamza që ka treguar profesionalizëm që të tërheq bankat kredibile në Kosovë. Për 3 deri ën 4 vite do ta përmbyllim tërë infrastrukturën në Kosovë.”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/291481114897602/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...