Kryeministri i vendit Albin Kurti ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), me të cilën po vendosen themelet e industrisë sonë të mbrojtjes.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s, shkruan Arbresh.info.
Kurti bëri të ditur se në kontratë përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim.
“Në këtë kontratë, përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim.”, ka shkruar Kurti.
“Me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore.”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Kurti shmang sërish pyetjet e gazetarëve rreth intervistimit...
Oficerët e doganës gjejnë tek dy pasagjerë në aeroport bizhu...
Chelsea nën drejtimin e Marescas është këndellur dhe ka një ...
Çitaku: Shqetësuese indiferenca e institucioneve të Kosovës ...
Komandanti i KFOR-it takon ministrin kroat të Mbrojtjes, fla...
Lazio – Inter luftohet për gjithçka, dy trajnerët publikojnë...