Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Gjilan

08:42 | 31 Dhjetor 2024
K.B

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e stacionit të autobusëve.

Hyseni me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ky është një investim rreth 1 milionë euro.

“Po e përmbyllim vitin me një tjetër projekt madhor. Sot gjithashtu nënshkrova kontratën për ndërtimin e stacionit të autobusëve – një epokë e re për transportin! Stacion modern, investim prej rreth 1 milionë euro”, shkroi Hyseni./Arbresh.info/

Të ngjashme