Në Graçanicë koalicioni i ri i serbëve të Kosovës ka arritur marrëveshjen për dalje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Nënshkrues të kësaj marrëveshje për koalicion janë Nenad Rashiq (PDS), Rada Trajkoviq (EPS), Dragisha Miriq (NPK), Sllavisha Petkoviq dhe Branisllav Markoviq.
Përmes një komunikate të përbashkët theksohet se qëllim thelbësor strategjik-politik i këtij koalicioni do të jetë ruajtja dhe forcimi i serbëve në Kosovë, asisoji që garanton mbijetesën e tyre të qëndrueshme.
“Qëllim ynë afatgjatë dhe strategjik është krijimi i kushteve të dinjitetshme për jetë të serbëve dhe zhvillimi i tyre shoqëror, institucional dhe ekonomik, që duhet të jetë mbështetja kryesore e mbetjes së serbëve në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Siç theksohet, është e pranishme një apati absolute e serbëve të rinj të cilët për shkak të veprimit të keq politik të përfaqësuesve aktualë nuk shohin kurrfarë perspektive të mëtejshme në Kosovë dhe gjithnjë e më shpesh vendosin që jetën e tyre ta vazhdojnë diku tjetër.
shkak të nevojës së madhe për angazhim adekuat politik në të cilin të rinjtë do të ishin në fokus të zhvillimit institucional, ne si përfaqësues politikë duhet të investojmë përpjekje të shtuara për të krijuar klasë të re përfaqësuesish politikë të të rinjve, të cilët me die të reja do të forcojnë vendosmërinë për mbetjen e serbëve në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Nënshkruesit e marrëveshjes kanë marrë përsipër të punojnë për forcimin e korpusit politik serb, i cili do të veprojë në përputhje me interesat strategjike të serbëve në Kosovë dhe kështu të sheshohet rruga për mbetje dhe jetë të sigurt në Kosovë.
“Grupacioni ynë do të jetë i hapur për të gjitha llojet e bisedimeve me qëllim të forcimit të “zërit të serbëve të Kosovës”, i cili përmes institucioneve të Kosovës do të vendos shtyllat e mbvetjes dhe të kthimit të sigurt të serbëve të zhvendosur”, kanë theksuar nënshkruesit e marrëveshjes./Arbresh.info/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...