Nënshkruhet aplikimi i Kosovë për anëtarësim në BE, Osmani: Na priftë e mbara

12:10 | 14 Dhjetor 2022
E.H

Krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka quajtur moment historik nënshkrimin e aplikimit.

“Drejt jetësimit të ëndrrës së atyre që u flijuan për liri, pavarësi e demokraci, e përmbushjes së ambicies sonë të përbashkët e të patjetërsueshme për integrim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Na priftë e mbara!”, uroi ajo./arbresh.info/

Lexo edhe:

Krerët e shtetit nënshkruajnë aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian: Ditë historike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme