U nënshkrua akti ligjor i Bashkimit Evropian me të cilin Kosova hyn listën e shteteve të cilave nuk iu nevojitet viza hyrëse për në Bashkimin Evropian.
Ky nënshkrim vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për heqjen e vizave për Kosovën, duke përmbyllur kështu procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim, dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në Strasburgut, ku po merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, ku është ftuar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz./rtk/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...