Nënshkruhen kontratat për rrugën Prizren-Tetovë, OShP-ja e kthen në rivlerësim njërin nga Lotet

20:00 | 2 Gusht 2024
KRG

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shkruar se sot janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Durmishi bëri të ditur se këtë të premte janë nënshkruar kontratat për Lot 1 dhe Lot 3, të cilat bashkë kanë vlerë mbi 18 milionë euro.

“Sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, me gjatësi prej 20.350km, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), për Lot 1 në vlerë prej 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro”.

“Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet”, shkroi Durmishi

Të ngjashme