Në sallën e Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar kontratat për bursa me 52 studentë për vitin akademik 2019/2020.
Me rastin e nënshkrimit të kontratave ishin të pranishëm edhe nënkryetari, Faruk Mujka, dhe drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani.
Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri, tha para studentëve se ndihet krenar që kanë përfituar bursa të gjithë studentët të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe se kjo mbështetje financiare do t’ua lehtësoj sado pak obligimet familjarëve të tyre, në mënyrë që studentët të fokusohen në aspektin e studimeve drejt realizimit të qëllimeve dhe aspiratave të tyre.
“Është kënaqësi e veçantë që jam sot në mesin tuaj, dhe unë çdoherë do të jem mbështetës i njerëzve të cilët e duan vendin e tyre, dhe ju këtë jeni duke e dëshmuar me suksesin tuaj, pasi që keni arritur të jeni përfitues të bursave komunale dhe jeni studentë të dalluar, jeni ardhmëria e qytetit tonë dhe sigurisht përpos ngritjes profesionale, nesër edhe ndonjëri prej jush do të jetë në pozita udhëheqëse si në aspektin e nivelit lokal ashtu edhe në atë qendror, në fushat e ndryshme. Andaj ju inkurajoj që të mësoni e studioni për të ngritur diturinë tuaj që në të ardhmen të bëheni profesionistë të vërtetë”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
Pas nënshkrimit të kontratave, studentët u shprehën të jenë të kënaqur me ndarjen e këtyre bursave. Disa nga ata janë shprehur të jenë mirënjohës për mbështetjen që komuna po i’u ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...