Nënshkruhen kontratat e para për specializantët e ri, Zemaj bën thirrje që të respektohet betimi i Hipokratit

11:37 | 9 Nëntor 2020
A Z

Sot ka filluar nënshkrimi i kontratave të para të specializantëve të ri në Republikën e Kosovës.

Për këtë ceremoni, ministri Zemaj ka pritur në takim grupin e parë të specializantëve të rinj, të cilët nënshkruan kontratat për fillimin e shkollimit specialistik.

Ministri u ka bërë thirrje specializantëve që mos të harrojnë betimin e Hipokratit dhe të punojnë me ndërshmëri për Republikën e Kosovës.

“Konkursi për specializantë është hapur me 30 korrik dhe kemi shtuar numrin për specializantë prej 1 mijë e 34 në 1 mijë e 500. Mos e harroni betimin e Hipokratit dhe me ndershmëri t’i shërbeni qytetarit të Republikës të Kosovës dhe çdo pacienti që ka nevojë për ju” ka thënë Zemaj.

Të ngjashme