Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e strehimoreve, përfituese nga thirrja e parë për subvencionimin të shërbimeve sociale dhe familjare.
Me këtë rast, Haxhiu falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të strehimoreve për angazhimin dhe kontributin e dhënë në ofrimin e shërbime sociale dhe familjare për njerëz me nevoja sociale.
Ministrja Haxhiu tha se ky është viti i dytë që si Ministri e Drejtësisë po hapim thirrjen për subvencionim të shërbimeve sociale dhe familjare në vlerë prej 1.5 mil euro, ku prej tyre në thirrjen e parë tashmë kanë përfituar 39 projekte të organizatave të licencuara që ofrojnë këto shërbime.
“Natyrisht nuk them që ky fond është i mjaftueshëm dhe mbase edhe nuk i plotëson të gjitha nevojat e shërbimeve por është i pamohueshëm fakti që vitet 2023 dhe 2024 janë vitet që kanë shënuar progresin më të madh buxhetor nga niveli qendror, në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare. Dhe për këtë ndjehem jashtëzakonisht mirë si Ministre e Drejtësisë”, tha Haxhiu për çka falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në hartimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Në fund, ministrja Haxhiu kërkoi angazhim më të madh nga niveli komunal meqë sipas saj janë përgjegjës ligjor në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për çka u bëri thirrje t’i lënë anash nuancat e politikës partiake dhe të bashkohen në avokim që shërbimet sociale të zënë vend në politikat e tyre buxhetore./Arbresh.info
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...