Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen tha se memorandum i marrëveshjes mes ShBA-së dhe Kosovës detajon ndërtimin e kapaciteteve të komunikimit strategjik përmes diplomacisë digjitale evropiane, shkëmbimit dhe aktiviteteve të tjera të kornizës.
“Ne e pranojmë se qeveritë autoritare manipulojnë informacionin dhe përhapin dezinformata për të ndikuar tek njerëzit në mbarë botën për të mbjellë kaos, ndarje, për të ulur besimin në institucione, veçanërisht në institucione demokratike. Siguria dhe stabiliteti në Evropën Jugore dhe Qendrore, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor janë prioritetet kryesore që kam theksuar në çdo pjesë të udhëtimit tim në rajon”, tha Allen.
“Korniza jonë e qeverisë amerikane fokusohet në luftën kundër manipulimit të informacionit, dhe ky memorandum i marrëveshjes sot këtu midis SHBA-së dhe Kosovës përfshinë disa pika. Ai detajon ndërtimin e kapaciteteve të komunikimit strategjik përmes diplomacisë digjitale evropiane, shkëmbimit dhe aktiviteteve të tjera të kornizës”, shtoi tutje sekretarja amerikane e Shtetit.
Lexo edhe:
Kosova dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Osmani: Sulmet kibernetike në Kosovë vijnë nga Rusia përmes satelitit të saj, Serbisë
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza