Google ADS

Nënoficerët tanë janë pika qendrore e profesionalizmit të ushtarëve

11:00 | 30 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Mbrojtjes, Armned Mehaj ka thënë se nënoficerët tanë janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësive taktike, si dhe profesionalizmit të ushtarëve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata me shkathtësitë e tyre taktike sigurojnë që komandat e skuadrave dhe togjeve të njësive tona, të shkëlqejnë në përmbushjen dhe arritjen e misionit.

“Nënoficerët tanë janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësive taktike, si dhe profesionalizmit të ushtarëve.
Ata me shkathtësitë e tyre taktike sigurojnë që komandat e skuadrave dhe togjeve të njësive tona, të shkëlqejnë në përmbushjen dhe arritjen e misionit.
Shkolla jonë e Nënoficerëve e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes vazhdon me sukses trajnimet e avancuara dhe certifikimin e nënoficerëve tanë liderë.
Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, ka shkruar Mehaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme