Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka pritur sot në takim Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems e shoqëruar nga Zëvendësi i i Misionit, Peter van der Bloemen dhe Zyrtarja e Lartë e Sundimit te Ligjit, Venera Ramaj.
Dr. Osmani njoftoi ambasadoren Willems rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë me theks të veçantë për prioritetet e LDK-së për rendin dhe ligjin, zhvillimin ekonomik, investimet e huaja në Kosovë, arsimin, shëndetësinë dhe punësimin.
Dr. Osmani falënderoi shtetin e Holandës për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës përmes projekteve të ndryshme.
Ambasadorja Willems falënderoi Dr. Osmani për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në proceset shtetformuese në kuadër të integrimit Evropian, për një jetë me të mirë për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje