Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, kishte reaguar ndaj Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal, për anulimin e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.
U tha se humbi organizimin e festivalit si pasojë e vonesave të dokumentacioneve nga ana e MAPL-së, e cila thotë se komuna nuk ia ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme.
Mirëpo, me rikthimin e festivalit sërish në Prishtinë, ka ardhur një tjetër reagim nga Sahatçiu e cila tha se për këtë të gjitha mundësit për zgjidhje ishin në tavolinë, por nuk kishte vullnet politik.
“Nuk ka pas qysh tjetër, këtu e ka pas dhe e ka vendin. Të gjitha mundësit për zgjidhje ishin në tavolinë. Vullnet politik nuk kishte, por, vullnet qytetar kishte”, ka thënë ndër tjera Sahatçiu.
Ndërkaq, rikujtojmë që përveç në Prishtinë, këtë vit festival mbahet edhe në Tiranë.
Shkrimi i plotë i Donjeta Sahatçiut:
Sigurisht që Sunny Hill mbetet në Prishtinë. S’ka pas qysh tjetër, këtu e ka pas dhe e ka vendin. Të gjitha mundësitë për zgjidhje ishin në tavolinë. Vullnet politik nuk kishte. Por, vullnet qytetar kishte. Aventura një javore politike e vonesës për zgjidhje nuk është asgjë tjetër përveçse fëmijërore. Urime Prishtinë, urime Kosovë! /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...