Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Mjekiqit, Kurti i cili sot ka udhëtuar në Bruksel, se nuk ka paraqitur para qytetarëve asnjë detaj se çfarë do të diskutohet në takimet që ai do t’i zhvillojë në kryeqendrën e dialogut.
“Lëvizja Vetëvendosje deklaronte se dialogu nuk është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti. Por, po del që dialogu është në plan të parë, madje edhe para programit qeverisës. Sot, kur Kryeministri Kurti ka udhëtuar për Bruksel, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë fare njohuri për atë se mbi bazën e çfarë platforme për dialog Kryeministri Kurti ka marrë këtë rrrugë. Qeveria jo vetëm që nuk ka ofruar një plantformë të tillë por, madje, nuk ka prezantuar as planin e saj qeverisës edhe një muaj pas fillimit të mandatit. Duhet transparencë para qytetarëve dhe atë jo në formë selektive”, ka shkruar Mjekiqi./arbresh.info/