Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka thënë se në kryeqytet është në rritje numri i rasteve aktive me koronavirus.
Nushi thotë se pasojë e kësaj janë masat joadekuate që ka vendosur qeveria.
“Masat nuk po tregojnë sukses të madh. Ndoshta ka ardhur koha që të vendosen masa të reja. Sidoqoftë lus qytetarët që të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën pasi duhet se mbajtja e distancës është thelbësore për të ulur numrin e rasteve aktive”, tha ai në RTV Dukagjini.
Nënkryetari i Prishtinës thotë se mbyllja e kufijve do të ishte një opsion i mirë pasi sipas tij në vikend shumë qytetarë po kalojnë në Shqipëri e Maqedoni e që sipas tij gjendja atje është më e keqe se në Kosovë sa i përket pandemisë.
Nushi ka folur edhe për ndihmën që Komuna e Prishtinës planifikon të ndihmojë bizneset në Prishtinë.
Ai thotë se ndihma do të fokusohet te bizneset e vogla dhe të mesme.
“Ndihma do të fokusohet më shumë në bizneset që në ATK deklarojnë qarkullim vjetor deri në 5 mijë euro dhe bizneset tjera që kanë qarkullim deri në 50 mijë euro.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...