Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një poezi për Kataloninë, pas vendimit të kësaj të fundit për shpallje të pavarësisë të njëanshme, shkruan Periskopi.
Në këtë poezi ku Hoti përkrah shpalljen e pavarësisë së njëanshme të Katalonisë, përmend edhe ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kjo është poezia e plotë e tij, e publikuar në Facebook:
Rexhep Hoti – Për Kataloninë!
Sonte,
Jam me europianët e mi nga Katalonia
Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me politikë!
Sonte,
Në tryezën e festës sime nuk jam vetë!
Kam miq!
Ata nuk janë më midis nesh.
Kanë ikur një nga një,
Që Lira e Kosovës të ketë Jetë!
Midis tyre e shoh Rugovën, Komandantin legjendar
Në të djathtë të Diellit qëndron Ukshin Hoti,
E thithë duhanin në qelibar!
Dhe me qortim të përmbajtur u drejtohet spanjollëve:
Lëreni katalunasit e qetë të gëzojnë!
Mos i ngani!
Liria është fati suprem i popujve
Është thjesht altar!
Prishtinë, 27.10.2017
Ndryshe, Hoti publikon mjaft shpesh poezi në rrjetin social “Facebook”, ndërsa pikërisht sot ai bëri në Tiranë prezantimin e librit të tij më të ri “Ndëshkimi i kujtimeve”.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës