Nënkryetari i PDK-së i reagon Daçiqit, i shkruan letër publike

20:56 | 26 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi ky i fundit deklaroi se s’ka kusht të Bashkimit Evropian që Serbinë e detyron të heqë dorë nga Kosova.

Hoti të hënën i ka shkruar një letër publike kryediplomatit serb.

Letra e Hotit drejtuar Daçiqit:

I nderuar Z. Ivica Daçiq, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë,

Asnjë përgjigje ndaj jush nuk do të kishte kuptim, në qoftë se shikohet e kaluara e shtetit tuaj pushtues ndaj Kosovës e, as ju personalisht. Mbi këto premisa nuk do të duhej të merrnit, kurrë, asnjë përgjigje, as ju e as shteti i juaj!
Serbia, shteti i juaj, i ka vrarë e i ka dëbuar shqiptarët ekskluzivisht nga fillimi i shekullit të XIX e gjer më 10 qershor të vitit 1999.
Në njëqind vjetshin e pushtimit të Kosovës, afërsisht, shteti i juaj i ka vrarë e ka dëbuar shqiptarë ndërkaq.
Ju, Z. Ministër, e keni pasur kohën e gjithë botës t’i ndreqni punët me Kosovën dhe nuk e keni bërë. Dhe ju, të jemi real, për hir të së ardhmes, nuk keni fuqi ta bëni as sot e këtë ditë, as nesër edhe po të duan e gjithë bota e edhe shqiptarët bashkë.
Arsyeja është e thjeshtë. Duke dashur ta merrni edhe Kosovën dhe ta bëni në po atë gjendje, që shtrihet një pjesë e konsiderueshme e Republikës së Serbisë sot, mbi tokat dhe varret shqiptare, ju, Serbia, mendja serbe, populli serb, e humbi identitetin e vet.
U dashuruat mbi gënjeshtra, mbi identitete të të tjerëve, mbi identitete të rreme dhe sot e keni këtë telashe në çdo qelizë të shtetit e të popullit serb, në institucione e në jetën private. Dhe ky është problem i madh.
Gjykimi i juaj, perceptimi i juaj, mënyra se si flisni ju në politikë e dëshmon joidentitetin tuaj.
Ne në Republikën e Kosovës e kuptojmë, edhe pse ju jeni realisht xhelati i gjallë i establishmentit politik, establishmenti aktual politik i Serbisë, shumica, është establishmenti i dikurshëm i xhelatit Sllobodan Millosheviqit e ekstremeve tjera të politikës në Serbi, që ushtroi gjenocid në Kosovë dhe në B&H. Apo jo?!
Gjykimi i juaj kur i drejtoheni BE-së se ajo ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës e nuk duhet të kërkojë as prej jush, është, ndoshta, i vetmi mendim, që më bën të kuptoj se ju keni filluar të lëvizni në drejtimin e duhur.
Ne nuk e dimë a ka apo jo karotë që ju do ta kishit gëlltitur për ta njohur Republikën e Kosovës, por mund të shtojmë se:
• -dialogu është realisht interesi i juaj Kryesor për t’i fituar:
a. çmimet që ju po synoni në raport me Republikën e Kosovës, jo vetëm materiale e financiare,
b. me integrimet euroatlantike,
c. me mundësinë, që duke qenë pjesë e BE-së, ta keni mundësinë e neutralitetit dhe mundësinë që ta keni një portë të hapur me Rusinë,
d. me mundësinë e copëtimit të ndonjë pjesë të territorit prej Republikës së Kosovës,
e. me mundësinë që ta mbyllni të kaluarën jo të mirë me shqiptarët dhe përmes tyre,
f. për ta rikthyer Republikën e Serbisë në pjesën shteteve dominonte në Ballkanin Perëndimor, jo vetën nga ana ushtarake e ekonomike, por edhe në aspektin strategjik të saj, deri në reflektimet e politikave globale dhe Rendin e Ri Botëror nëpërmjet Rusisë,
g. me mundësinë për t’i mundur shqiptarët dhe për t’i shfrytëzuar hapësirat e tyre rrugore e ujore (ndërkaq që ju një mundësi të energjetikës mbi interkonjeksionit 400 kilovolt vazhdoni ta mbani të bllokuar dhe të mos flasim për tregun e prodhimeve «Made in Serbia» në Kosovë, ku realisht është e implikuar politika e Kosovës edhe si krim e korrupsion enormë e jo vetëm si interes i juaj strategjik, etj. etj.
Pikat mbi të cilat do të mund t’i përmendim z. Ministër janë të shumta. Por do të ndalemi pak edhe të mundësia e dytë që ju na kërcënoni vazhdimisht në lidhje me:
• «Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe:
a. «Pakoja e Ahtisaari-t», z. Ministër është krijuar e tillë që Kosovë të shpallet Republikë dhe të njihet si shtet nga ana e KS të OKB. Konsensusi ka qenë që «Pakoja e Ahtisaari-t» ta ketë magjinë mbi të drejtat e liritë për komunitetit serb në Kosovë dhe të mundësisë se Republikës së Serbisë për t’u kujdesur për ta. Por ju tradhtuat në çastin e fundit së bashku me rusët. «Pakoja e Ahtisaari-t» u bë, Republika e Kosovës u shpall shtet i pavarur, sovran e demokratik dhe ju dhe rusët heshtet dhe duket se këtë e keni «cilësuar» si kompromis. Kjo është thjesht e vërteta. Prandaj mos i drejtoni Republikës së Kosovës detyrime ndërkombëtare, kur ju nuk keni më të drejtë as morale e as nga ana e së Drejtës Ndërkombëtare, në këtë drejtim keni marrë edhe përgjigje zyrtarisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Megjithatë «Pakoja e Ahtisaari-t» garantona të drejta e liri për komunitetin jo shumicë serb në Kosovë si dhe për Kishën Ortodokse Serbe me Kushtetutë të Republikës së Kosovës, më shumë sesa garanton Kushtetuta aktuale e Republikës së Serbisë për vetë serbët që jetojnë në Serbi si dhe për vetë Kishën atje;
b. «Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe, z. Ministër nuk mund të krijohet:
– jashtë parimit shumetnik të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
– nuk mund të krijohet «Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe me dekret të qeverisë e të mos ketë mundësi i njëjti institucion për ta shfuqizuar,
– nuk mund të krijohet «Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe, që do ta ruante të drejtën që përmes votës një etnike të jo shumicës ta determinojë votën e shumicës brenda një institucioni, çfarëdo qoftë ai. Ky parim do ta përmbyste parimin elementar të demokracisë në botën e saj më të avancuar dhe do ta kthente atë në një mjet dhe qëllim të pakicës. Me një fjalë demokracinë do ta këmbente me tiraninë,
– «Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe mund të krijohet vetëm brenda parimit si mund ta krijojë një «asociacion» një individ apo një shoqatë e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës nëpërmjet lirisë së asociimit.

Në të kundërtën z. Ministër edhe po e shantazhuat e gjithë klasën politike të Republikës së Kosovës se do ta dërgonit në Gjykatën Speciale, për të cilën mund të them botërisht se ju e keni fituar këtë betejë, fal klasës së dobët politike të Republikës së Kosovës në radhë të parë dhe jo vetëm kaq, nuk do të mund të krojet asnjë Asociacioni/Bashkësi e komunave me shumicë serbe, jashtë rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës, jashtë rendit demokratik dhe parimeve të saj fundamentale.

Me respekt
Rexhep Hoti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme