Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë njëherësh kryetar i Degës së kësaj partie dhe anëtar i Asamblesë në Kaçanik, Avni Tafili ka aderuar në partinë NISMA për Kosovën.
Aderimin e tij është bërë i ditur nga lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj në një konferencë për media, shkruan arbresh.info.
Limaj ka thënë me këtë rast se kjo është një shenjë që partia e tij po fuqizohet dhe po bëhet e gatshme për ndryshime të mëdha.
“I nderuar intelektual dhe nënkryetar i partisë së Drejtësisë Avni Tafili, njëherësh kryetar i degës së Kaçanikut dhe anëtarë i asamblesë së Kaçanikut nga sot po i bashkohet ekipit tonë në Kaçanik, po i bashkohet dhe po fuqizon ndryshimin në Kosovë dhe nga sot kandidati ynë dhe kryetari i ardhshëm për komunën e Kaçaniut do të jetë shumë më i fuqizuar dhe shumë më afër fitores së madhe që pritet të ndodh në Kaçanik”, ka thënë Limaj
Ndërkaq, Avni Tafili tha se se aktivizimi i tij në politikë dhe besa që i ka dhënë NISMA-s është që të jetë në shërbim të plotë të qytetarëve.
“Siç ia kam dhënë besën këtij burri, që nga aktivizimi im në politikë që do të jem në shërbim të plotë të qytetarëve, do ta qojmë përpara agjendën për ndryshimin dhe përmirësimin e gjendjes tonë.”, ka thënë Tafili./Arbresh.info.
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve