Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, thotë se kanë mbështetjen e plotë të Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Që prej vendosjes së taksës doganore në 100 për qind ndaj produkteve serbe, gjendja në Kosovë është alarmante”.
Kështu ka thënë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, transmeton lajmi.net.
Simiq në një intervistë dhënë për “Tanjug”, ka thënë se rezerva ushqimore dhe mjekësore, serbët e veriut kanë vetëm deri në fund të javës.
Në këtë intervistë Simiq, ka thënë se duke e parë këtë gjendje, Lista Serbe është në kontakt të vazhdueshëm me predisentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me Këshillin e Lartë serb, transmeton më tutje lajmi.net.
Tutje, ai ka thënë se serbët kanë shumë besim në mbështetjen e Vuçiqit për t’i shpëtuar nga kjo situatë.
“Serbët nga Kosova kanë shumë besim dhe mbështetjen e presidentit Vuçiq për të na mbështetur dhe për të na shpëtuar nga kjo situatë. Në këto rrethana, është e vështirë të ruhet paqja dhe qytetaria, por po bëjmë përpjekje maksimale për të siguruar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve nga Prishtina. Jemi të kënaqur që kemi marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të vendit tonë të Serbisë dhe presidentit Vuçiq. Ne jemi në konsultime të vazhdueshme me Beogradin dhe selia e krizës është e hapur 24 orë në ditë”, ka thënë Simiq.
Në këtë intervistë Simiq po ashtu ka thënë se, nëse Kosova nuk e tërheq vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, atëherë serbët e Kosovës do të mbajnë protesta paqësore që nga e marta.
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...