Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë sot se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.
Në T7, ai ka thënë se në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë për të vendosur hapat drejt krijimit të qeverisë dhe emrin e mandatarit për kryeministër.
“Ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë. Ka opsione të ndryshme për kryeministër, duhet të diskutojmë. Qeveria e re ka përgjegjësi të mëdha, ka prioritet pandeminë, dialogun me Serbinë dhe krizën ekonomike që do të krijohet pas pandemisë”, ka thënë Muhaxheri.
Ai ka mohuar se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, duke thënë se nuk ia ka lakmi askujt që do të udhëheq me ekzekutivin.
“Jo, nuk i kisha marrë lakmi atij që merr ta udhëheqë këtë qeveri, në këtë situatë”, ka thënë Muhaxheri.
Ai po ashtu ka thënë se qeverinë e re e presin shumë sfida të mëdha, dha partitë e mëdha, siç është LDK-ja, do të përballen me këto sfida.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...