Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti po e përfaqëson Kuvendin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së e cila po mbanë punimet në Halifax të Kanadasë.
Haliti përmes një shkrimi në facebook ka treguar se gjatë qëndrimit në Kanada po takon deputetë të parlamentit dhe personalitet tjera të këtij vendi, prej të cilëve do të kërkojë mbështetje edhe me të madhe për Kosovën.
Postimi i plotë i Halitit në Facebook:
Nderë dhe përgjegjësi ta përfaqësoj Kuvendin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, e cila është duke i mbajtur punimet e rregullta në Halifax të Kanadasë.
Sot, kam marrë pjesë në punimet e Komisioneve Parlamentare për Politikë dhe për Mbrojtje dhe Siguri.
Gjatë qëndrimit në Kanada do të takoj deputetë të Parlamentit të Kanadasë dhe personalitete të tjera të këtij vendi, nga të cilët do të kërkojë mbështetje edhe më të madhe për Kosovën.
https://www.facebook.com/xhavithalitii/posts/2179476222114079
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...