Nënkryetari i Komunës së Prishtinës jep detaje për rastin e vdekjes së një personi brenda objektit të komunës

09:59 | 29 Shtator 2020
Arbresh.info

Muhedin Nushi, nënkryetari i Komunës së Prishtinës ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së një personi brenda objektit të kësaj komune.

Nushi për Arbresh.info ka thënë se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një person brenda objektit të komunës.

“Në mëngjesin e sotëm një person i cili ishte duke pritur ka ndërruar jetë brenda objektit të komunës dhe se me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës. Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ambulanca e cila e ka marrë trupin e personit dhe presin konfirmim për shkaqet e vdekjes”, tha ai për Arbresh.info.

Ai ka thënë se sipas të dhënave të para personi ka pësuar një sulm në zemër./arbresh.info/

Vdes një person brenda Komunës së Prishtinës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme