Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, apel IKSHPK-së t’i publikojnë rezultatet më shpejt

22:37 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se mostrat e marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po shkaktojnë vonesa dhe nuk po shfaqen rezultatet e tyre.

Ismajli thotë se pacientët të cilët po presin dy deri në tri ditë për rezultatet e mostrave.

Tutje, nënkryetari i bëri apel IKSHPK’së që t’i shfaqin rezultatet më shpejtë për shkak të rrezikshmërisë së rritjes potenciale të rasteve të reja nga kontaktet me ta.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ismajlit.

Të dashur qytetarë,

Mostrat për testim të pacientëve nga Gjilani, të cilat janë marrë nga ana e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, nuk janë testuar ende dhe po shkaktojnë vonesa nga ana e tyre për shfaqjen e rezultateve.

Kjo dukuri e vonesava të rezultateve po ndikon negativisht, në uljen e rasteve dhe është kundër qëllimeve të vetë IKSHP-së. Pacientët potencial me COVID19, të cilët presin për rezultate nga dy ose tri ditë, janë rreziku kryesor potencial i rritjes dhe shumëfishimit të pandemisë tek qytetarët.

Andaj, u bëjmë apel Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, që t’i trajtojnë sa më shpejtë mostrat e marra, dhe, të mos shkaktojnë vonesa, sepse, çdo vonesë po na shkakton vështirësi në menaxhimin e këtyre rasteve, dhe, rritjes potenciale të rasteve të reja nga kontaktet me ta.

#bashkeiadalim

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2555897091407823&set=a.1433752763622267&type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme