Nënkryetari i Kamenicës Faton Jakupi tha se ka kontaktuar me KFOR-in menjëherë pas kalimit të xhandarmërisë serbe në Karaçevë të
Kamenicës dhe se atë e kanë informuar se ka pas patrullime të përbashkëta të KFOR-it amerikan, turk dhe të palës serbe.
Por, ai thotë se KFOR ende nuk është përgjigjur se pse është xhandarmëria serbe të futet në këtë pjesë të territorit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Pas marrjes së informatës se Xhandarmëria serbe futet në territorin e Republikës së Kosovës, menjëherë kam kontaktuar me KFOR, konkretisht me LMT-rajoni Lindje dhe nga ta u informova se sot me datë 07.08.2020 paskan pas patrullime të përbashkëta : KFOR-i Amerikan, Turk dhe pala serbe”.
“Shqetësuese janë këto patrullime edhe nëse janë të përbashkëta. Nga kjo që u pa sot, kërkova takim urgjent me KFOR për të diskutuar dhe kërkuar që mos të përsëriten më këso ngjarjesh”.
Policia e Kosovës tha se ka dërguar njësite në këtë vend, por se nuk kanë parë xhandarë serbë aty duke shtuar se zona e Karaçevës është në mandatin e sigurisë së KFOR-it.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...