Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka paralajmëruar se java e ardhshme do të jetë vendimtare për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka shprehur optimizëm se gjatë javës Kuvendi i Kosovës do ta ratifikojë Demarkacionin.
Lekaj ka thënë për “Epoka e re” se pret reflektim pozitiv nga Lista Serbe, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe nga deputetët që kanë dhënë dorëheqje nga postet në Vetëvendosje.
Lekaj, i cili mban post ministri në Qeverinë Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë që koalicioni qeverisës të bëjë kompromise në dëm të Kosovës me Listën Serbe, në këmbim të votave për Demarkacionin.
Sipas tij, pas të gjeturave të Komisionit Bulliqi, dhe marrëveshjes së dy presidentëve, nuk duhet të ketë hezitim për ta votuar Demarkacionin.
Kryeministri Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara në Pr...
Raportohet se ka vdekur Fetullah Gylen
Osmani dhe kongresisti Torres flasin për zhvillimet në Kosov...
Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon tre ser...
Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 1300 gjoba brenda një javë, ...
43 aksidente bre 24 orëve, policia shqiptoi afro 2 mijë gjob...