Google ADS

Nënkryetari dhe tri drejtori do t’i takojnë AAK-së, nëse Abrashi e fiton garën

21:50 | 22 Nëntor 2017
M. A.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka theksuar se nëse kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), del në fund fitues nga gara për të parin e Prishtinës, partia e tij do të marrë nënkryetarin e Komunës dhe tri drejtori.

Haradinaj në emisionin “Debat D”, ka thënë se AAK do të vendosë se kush do të jenë titullarët në këto pozita.

“E kemi në marrëveshje nënkryetarin e Komunës dhe tri drejtori. Ka qenë arsye e fortë pse AAK ka lobuar dhe vrapuar për Abrashin, dhe deridiku e ka ngushtuar rezultatin përballë Shpend Ahmetit”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas tij, autoriteti i Ahmetit e ndihmojë VV-në të arrinte një rezultat të mirë, sepse “nëse i shohim rezultatet e zgjedhjeve nacionale në Prishtinë, VV-ja ka rënie në Prishtinë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme